Një person në Mitrovicë ka njoftuar se nga persona të panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.
Përveç dëmeve materiale të xhamat e dritares së shtëpisë nuk ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dy gëzhoja që dyshohet të jenë të revoles, si dhe në garazhin e shtëpisë është gjetur një granatë dore të pashpërthyer.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.