Sulmohet me armë zjarri një shtëpi në Mitrovicë

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 10:36 | Nga

Një person në Mitrovicë ka njoftuar se nga persona të panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Përveç dëmeve materiale të xhamat e dritares së shtëpisë nuk ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dy gëzhoja që dyshohet të jenë të revoles, si dhe në garazhin e shtëpisë është gjetur një granatë dore të pashpërthyer.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme