Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP, duke thënë se Ivanoviq aktualisht është në sallën operative të spitalit në Mitrovicë.
Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.
EkonomiaOnline ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hotin mirëpo ai nuk ka qenë i qasshëm. Po ashtu, për të marrë informata më të hollësishme për ngjarjen, EO ka provuar të telefonojë edhe në zyrën për informim në këtë rajon, mirëpo edhe përkundër insistimit nuk është lajmëruar askush.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje