Një grua nga Dragashi ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj pas një mosmarrëveshje, të shtunën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka marrë tretman mjekësor. Në njoftimin e policisë thuhet se deri te përdorimi i forcës dyshohet se ka ardhur si pasoj e xhelozisë. Në lidhje […]
Sulmohet fizikisht nga i fejuari, dyshohet se shkak ishte xhelozia

Një grua nga Dragashi ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj pas një mosmarrëveshje, të shtunën.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas ka marrë tretman mjekësor.
Në njoftimin e policisë thuhet se deri te përdorimi i forcës dyshohet se ka ardhur si pasoj e xhelozisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.











