Sulmohet fizikisht një person në Drenas

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:18 në rrugën “Shaban Shala”, në Drenas.

Tutje siç bëhet e ditur viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme