Dy persona janë përfshirë në një përleshje si pasojë e një mosmarrëveshjeje rreth parkimit të veturave.
I dyshuari që kanosi personin tjetër, është marrë në mbajtje 48 orëshe.
Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës 19:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturave e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.