Sulmohet me armë zjarri kardinali që u dërgua nga Papa për ndihmë në Ukrainë

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Kardinali Konrad Krajewski, i cili është dërguar nga Papa Françesku për të shpërndarë ndihma humanitare në Ukrainë, është sulmuar me armë zjarri teksa po dërgonte ndihma në qytetin ukrainas të Zaporizhzhias.

Kardinali me origjinë polake ishte bashkë me një peshkop katolik, një peshkop protestant dhe një ushtar ukrainas, kur shkuan me ushqime drejt vijës së parë të luftës.

Teksa mbaroi furnizimet e shkarkuara për disa banorë vendas, kardinali Krajewski dhe shoqëria e tij bamirëse u vunë nën shënjestër me armë të lehta.

“Për herë të parë në jetën time më ndodhi kjo. Nuk dija ku të vrapoja, sepse nuk mjafton të vraposh. Duhet të dini se ku të shkoni”, tha ai për Vaticannews, transmeton Klankosova.tv.

Kardinali Krajewski dhe të tjerët shpëtuan nga incidenti të padëmtuar dhe vazhduan të dërgonin ndihmën.

Të ngjashme