Sulmohet me mjete të forta një 64-vjeçar në Shtime

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës në trafik ka ndodhur në fshatin Belincë të Shtimes, ku tre persona po dyshohen se kanë sulmuar një person.

Siç mëson Sinjali, viktima është një 64-vjeçar, i cili është sulmuar me mjete të forta nga të dyshuarit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Ferizajt.

Sipas informacioneve të para, të dyshuarit e kanë goditur viktimën teksa ndodhej në veturën e tij, e më pas sulmi ka vazhduar edhe jashtë saj.

Posa rasti është denoncuar, njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personat e dyshuar.

Ndaj tyre, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të ngjashme