Sot rreth mesditës një zyrtar policor është therur me thikë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku polici është sulmuar papritmas nga një person, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se polici ka shpëtuar falë ndihmës së një qytetari.
“Falë shkathtësive profesionale të zyrtarit policor dhe ndihmës se një qytetari, është arritur që viktima të shpëtojë me jetë. Personi i dyshuar është arrestuar, kurse gjendja e viktimës sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova përmes telefonit.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti cilësohet “Vrasje në tentativë””.