Sulmohet një polic në aeroport

Prishtinë | 01 Jan 2023 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht në aeroportin “Adem Jashari” nga një person të cilit i ishte anuluar udhëtimi.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTARAeroporti ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “ADEM JASHARI” 31.12.2022-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie se ju kishte anuluar udhëtimi –fluturimi, së pari kishte shkaktuar probleme me sigurimin dhe më pastaj kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Të ngjashme