Një punëtor sigurimi ka informuar se gjersa ishte në detyrë, dy persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të fortë.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Sipas pronarit të kompanisë të dyshuarit nuk kanë arritur të hyjnë në brendi të objektit.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.