Sulmohet sërish gruaja rome, reagon Ramush Haradinaj

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Pas një sulmi që pati në Lipjan, gruaja rome është sulmuar edhe në Ferizaj.

Rastin e ka dënuar kryeministri Ramush Haradinaj.

“Agresioni i shfrenuar i disa adoleshentëve në Lipjan dhe Ferizaj ndaj qytetarëve, për shkak të përkatësisë së tyre etnike, është i turpshëm dhe i dënueshëm”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Ne, me shumë mund e sakrifica po ndërtojmë një shtet të drejtë dhe një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku të gjitha komunitetet janë të lira e të barabarta, prandaj sulmet mbi pjesëtarë të komuniteteve pakicë, bien ndesh me vlerat tona tradicionale dhe parimeve ligjore dhe nuk do të tolerohen”.

“U bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të marrin të gjitha masat konform normave ligjore, ndërsa nga prindërit dhe arsimtarët kërkoj të kenë kujdes të shtuar për fëmijët e tyre, në edukimin e drejtë si preventiva më adekuate kundër çdo lloj manifestimi të dhunës dhe urrejtjes”.

Të ngjashme