Sulmohet shtëpia e nënkryetarit të Tutinit, Salih Hotit, pushteti hesht

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 13:43 | Nga

Partia e Aksionit Demokratik (SDA) të Sanxhakut njofton se natën ndërmjet të dielës dhe të hënës në oborrin e shtëpisë familjare të ushtruesit të detyrës së kryetarit të kësaj partie, Salih Hotit, në Tutin, është aktivizuar mjeti shpërthyes me fuqi të madhe shkatërruese, raporton “Danas” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Sipas komunikatës së kësaj partie, sulmi në Hotin është pasojë e qëndrimit tolerantë të organeve të pushtetit ndaj sulmeve që u bëhet përfaqësuesve të boshnjakëve (në Serbi), thuhet në komunikatën e SDA të Sanxhakut.

Kjo parti kërkon të ndriçohen krimet ndaj boshnjakëve të Sanxhakut, dorasët të dënohen dhe që të harmonizohet struktura kombëtare e të punësuarve në organet shtetërore me autorizime publike me atë të strukturës kombëtare të popullsisë në komunat e Sanxhakut, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme