Ekonomia Online
FUNDIT

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit të së premtes në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, më 16 maj 2026, rreth orës 01:15, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima femër ka pranuar tretman […]

Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e para të mëngjesit të së premtes në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, më 16 maj 2026, rreth orës 01:15, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima femër ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Të ngjashme