Sulmoi seksualisht Mrika Nikçin, Gjykata i cakton një muaj paraburgim Flori Beqirajt

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muajit të pandehurit Flori Beqiraj, i cili sulmoi seksualisht Mrika Nikçin.

Beqiraj do të jetë në masë paraburgimi deri më 30 tetor, teksa llogaritja e kohëzgjatjes ka filluar qysh dje, pas arrestimit të të dyshuarit.

Ndërkohë, avokati i Beqirajt ka deklaruar në mbrojtje se klienti i tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit në kohën kur ka sulmuar seksualisht Nikçin.

Të ngjashme