Sulmoi seksualisht një grua, arrestohet burri nga Podujeva

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Policia në Podujevë ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje.

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në Podujevë, njofton policia në raportin 24 orësh.

 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thekson raporti.

Po ashtu, është bërë e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme