Është arrestuar një grua në Prishtinë pasi e ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës.
Policia ka bërë të ditur se e njëjta ishte në gjendje të dehur dhe se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.