Një i dyshuar, mashkull K/shqiptar, është arrestuar dje në Gjilan, pas një aksidenti në rrugën “Idriz Seferi”.
Policia e Kosovës në raportin e saj bën të ditur se ai nuk kishte përfillur urdhrat e saj dhe se ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë derisa ishin duke u marrë me rastin.
I dyshuari pas verifikimit ka rezultuar të jetë “i kërkuar” në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan, prandaj është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit