Policia e Kosovës në Viti ka arrestuar një person, i cili pas një mosmarrëveshjeje verbale në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, e cila raportohet se si pasojë ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima me foshnjën e saj tetëmuajshe është dërguar në strehimore dhe rasti është duke u hetuar.