Sulmon fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 10:27 | Nga Ekonomia Online
Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar një rast i dhunës në familje.

Në mëngjesin e ditës së djeshme në Prishtinë, në Policinë e Kosovës është raportuar një rast i dhunës në familje, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e më pas edhe vajzën e tij.

Siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është lirar dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme