Sundimi i ligjit, kriter kyç në procesin e integrimit

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 12:47 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë hapja zyrtare e projektit të ri të binjakëzimit të BE-së, “Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit”, i cili menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe zbatohet nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.

Ky projekt u tha se ka për qëllim forcimin e kapaciteteve për formulimin e politikave dhe hartimin e legjislacionit, si dhe zbatimin efikas të tij brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe në institucione të tjera përkatëse.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, tha se mbështesin fuqishëm çdo projekt nga BE në fuqizimin e formulimeve ligjore si pike kyçe për legjislacion të qëndrueshëm dhe në përputhshmëri me standardet më të larta dhe praktikat më të mira nga Bashkimi Evropian.

“Misioni i Ministrisë së Drejtësisë lidhet ngushtë me vazhdimin e ngritjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë, fuqizimin e zbatimit dhe sundimin e ligjit”, tha Çelaj, duke shtuar se kjo do të arrihet falë përkushtimit të gjithanshëm të stafit vendor dhe asistencës ndërkombëtare, përkatësisht Bashkimit Evropian.

Çelaj pohoi gjithashtu se forcimi i shtetit ligjor është kriter i rëndësishëm dhe shprehu përkushtimin e realizimit të reformave për sundimin e ligjit, konsolidimin e qeverisjes së mirë por edhe reformat ekonomike, në funksion të këtij kriteri.

Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, tha se nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme, Kosova do të ketë ngecje në të gjitha reformat në të gjitha fushat.

Ajo shtoi se shteti të cilin e përfaqëson është e përkushtuar që të përkrahë Kosovën në aspektin e sundimit të ligjit, komponentë kjo qenësore në procesin aktual euro-integrues të Republikës së Kosovës.

Udhëheqësi i Projektit nga ana e Përfituesit, Mentor Borovci, u shpreh se ky projekti i cili po lansohet sot është vazhdimësi e projektit të binjakëzimit për përmirësimin e afrimit të ligjeve dhe koherencës së kornizës ligjore, ku Ministria e Drejtësisë ka përfituar asistencë në hartimin e projektligjeve dhe akteve të ndryshme ligjore.

“Objektivi i përgjithshëm i projektit është përforcimi i sundimit të ligjit dhe pavarësisë dhe efikasitetit të drejtësisë dhe llogaridhënies gjyqësorit”, tha ai.

Projekti fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit është financuar nga BE përmes programit IPA 2014.

lirak-qelaj

pamje

Të ngjashme