Prodhuesi Kinez i veturave Byton ka befasuar botën motorike me zbulimin e dy veturave të ‘artit’ në panairin e teknologjisë CES në Las Vegas.
Që të dy modelet, K-Byte e M-Byte janë të pajisura me teknologji të lartë ambicioze të kësaj firme, duke thënë se ka një teknologji të pa parë deri më tani në një veturë, transmeton koha.net.
Në vend të instrumenteve, veturat kanë një ekran 49 inç të gjatë me 10 inç gjerë si asnjë veturë më parë.
E gjithë vetura mund të kontrollohet nga një tablet që gjendet në mes të timonit.
Këto vetura autonome ka një çmim fillestar prej 39 mijë euro, ndërsa kanë një teknologji shumë të avancuar.