Liga e Kampionëve ka zgjedhur golin më të mirë të javës së parë të sezonit të ri 2019/20.
Gjatë të martës dhe mërkurës u zhvilluan takimet e para të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Përveç rezultateve të pritshme, por edhe disa befasuese, pati edhe gola të mira që morën vëmendjen e publikut.
I tillë ishte edhe goli i anësorit Juan Cuadrado, i cili e shënoi në barazimin 2-2 ndaj Atletico Madridit.
Ky gol i Cuadrados u vlerësua lartë dhe u zgjodh si më i miri i javës në Ligën e Kampionëve.
Cuadrado në këtë garë mposhti golin e Angel Di Marias ndaj Real Madridit, atë të Lucas Moura kundër Olympiacosit dhe atë të Edson Alvarez ndaj Lille.