Drita e Prishtina ishin skuadrat më të mira të edicionit të shkuar. Drita doli kampione e Kosovës në futboll, kurse Prishtina fitoi Kupën e Kosovës dhe po ashtu doli nënkampione.
Falë suksesit të edicionit të shkuar të dyja skuadrat morën pjesë në garat kualifikuese evropiane. Por të dyja skuadrat, falë paraqitjeve të edicionit të kaluar, e kanë siguruar edhe një ndeshje mes vete, që ka të bëjë me edicionin 2017\18, shkruan Koha Ditore.
Do të përballen në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, që zakonisht është një ndeshje thuajse reviale, por që këtë herë ka vlerë shumë, shumë më të madhe.
Kjo për faktin që ndeshja për Superkupë luhet në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe vetë ndeshja është një test për atë nëse stadiumi i qytetit në Prishtinë plotëson kushtet për t’u licencuar nga UEFA, përkatësisht që të bëhet shtëpi e përfaqësueses së Kosovës.