Supremja flet për vendimin ndaj ish-drejtorit të Krimeve Ekonomike në Polici

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e Kosovës përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se për ish-drejtorin e Krimeve Ekonomike, në Policinë e Kosovës, E.B., i akuzuar për; keqpërdorim të pozitës zyrtare; pengim i të provuarit dhe moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre, është konstatuar se ka shkelje në favor të të pandehurit.

Njoftimi i plotë i Gjykatës:

Pas shkrimeve në media, të publikuara sot, sa i përket vendimit të Gjykatës Supreme për ish-drejtorin e Krimeve Ekonomike, në Policinë e Kosovës, E.B., i akuzuar për; keqpërdorim të pozitës zyrtare; pengim i të provuarit dhe moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre, njoftojmë opinionin publik, se bazuar në Kërkesën për Mbrojtje të Ligjshmërisë, të ushtruar nga Prokurori i Shtetit, kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe të Gjykatës së Apelit,  Kolegji Penal i Gjykatës Supreme, ka konstatuar shkeljen në favor të të pandehurit.

Vendimi për këtë rast është duke u punuar, dhe në momentin që iu dërgohet palëve në procedurë, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, mediat mund të kenë qasje në të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme