Supremja hedh poshtë ankesat për Prishtinë e Rahovec

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 12:47 | Nga

Gjykata Supreme ka vendosur sot për dy ankesat e fundit të subjekteve politike, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prishtinë, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.

Po ashtu, Kolegji i kësaj Gjykate e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Rahovec.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme