Supremja ka afat deri nesër për shqyrtimin e ankesave zgjedhore

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 12:11 | Nga

Gjykata Supreme të martën ka marrë tetë ankesa lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

Shqyrtimi i këtyre ankesave pritet të bëhet më së voni deri ditën e nesërme, e premte. Kështu i ka thënë lajmi.net, zyrtarja për informim nga Gjykata Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Gjykata Supreme është duke i shqyrtuar ankesat dhe do t’ju informoj me kohë. Afat kemi deri ditën e nesërme”, ka thënë ajo.

Këto ankesa janë bërë nga kandidatë për deputetë dhe subjekte politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme