Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit.
Supremja në vendimin e marr sot, ka liruar me kusht vetëm Jahir Demakun.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Selimit, Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook.
“Paneli per lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin,” ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë i Gashit në Facebook:
DITA 136
As sot nuk lirohet Gjenerali i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves Sylejman Selimi.
Qartas ne menyre te kunderligjshme dhe pa vendim gjyqesor per 136 dite, Gjykata Supreme e Kosoves po e mban ne burg Sylejman Selimin ne burg.
Edhe tentimi i sotem per ta liruar me kusht deshtoj pasiqe nuk pati vullnet politik te atyre qe thirren ne drejtesi.
Per cka keni luftuar ju ushtare dhe komandante te UÇK-se.!
Qe te kemi sistem te ketille juridik, qe ta mbajne mbi 5 vite ne burg me prova to montuara.
Dhe per 136 dite pa asnje vendim gjyqesor ta mbajne ne burg Komandantin e Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se Gjeneral Sylejman Selimin.
Nuk besoj se keni lufutar per kesi sistemi te korruptuar juridik deri ne palce.!
Paneli per lirim me kusht sot e liroi Jahir Demakun por jo Sylejman Selimin…a thua pse.!