Surroi: Koalicioni VV-LDK si pazar i gjave, Vjosa Osmani duhet të jetë kryeministre, jo Albin Kurti

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Publicistja kosovare, Flaka Surroi ka thënë se mosmarrëveshjet për koalicion mes LDK’së dhe VV’së janë bërë si ‘Pazar i gjave’ dhe se Vjosa Osmani duhet të jetë kryeministre e jo Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Në një kolumne të shkruar së fundi Surroi thotë se janë dy opsione, që këto dy parti të bëjnë koalicion sa më shpejtë, ose vendi të shkojë në zgjedhje.

“Insistimi i LDK-së që ta mbrojë qëndrimin e vet duke thënë se kërkonte “balancimin e pozitave” të bën të mendosh se vërtet je në ën e gjâve, ku malli matet me kilogramë. Sa më i rëndë aq më i vlefshëm”, ka shkruar ajo tutje.

Surroi thekson se Osmani duhet të bëhej kryeministre, e jo Albin Kurti.

“VV-ja do të duhej t’ia linte postin e kryeministres Vjosa Osmanit dhe ta mbante për vete atë të kryeparlamentarit dhe kryetarit, me kusht që Kurti do të ishte ministër i Jashtëm”, ka shkruar ajo.


Të ngjashme