Drejtoria e Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës, ka suspenduar përkohësisht doktoreshën e Klinikës së Psikiatrisë, Ilire Ramadanin.
Këtë vendim e kanë konfirmuar për klankosova.tv, Zyra e Drejtorit të ShSKUK-së, ndërsa është theksuar se kjo masë disiplinore ka pasuar për shkak të mos respektimit të orarit të punës.
”Zyra e drejtorit të ShSKUK, ju konfirmon se pas procedimit në Komision Disiplinor të punëtores shëndetësore I.R nga klinika përkatëse, Komisioni pas shqyrtimit të provave dhe fakteve ka dhënë masën disiplinore, Suspendim i përkohshëm (6) muaj për shkeljet e detyrave të punës , mos respektinin e orarit të punës”.