Ekonomia Online
FUNDIT

Suspendohen dy zyrtarë policorë, dyshohen për keqpërdorim të pozitës

Suspendohen dy zyrtarë policorë, dyshohen për keqpërdorim të pozitës

Inspektorati Policor, përmes një komunikate, ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Kllokot dhe të njëjtit më pas janë suspenduar. “Informatat e para për rastin e Kllokotit IPK i ka pranuar përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë  janë të përfshirë […]

Inspektorati Policor, përmes një komunikate, ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Kllokot dhe të njëjtit më pas janë suspenduar.

“Informatat e para për rastin e Kllokotit IPK i ka pranuar përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë  janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në komunikatë.

IPK njofton se një qytetar kishte raportuar në Linjën e Kaltër se këta dy zyrtarë policorë nuk kanë ndërmarrë veprimet hetimore ndaj të dyshuarve pas ankesës së tij (duke mos përfshirë  në deklaratën e tij kërcënimet që ai kishte pranuar nga një zyrtar i lartë i komunës së Kllokotit).

“Pas verifikimit të informacioneve të pranuara nga ankuesi, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar hetime me dyshimin se dy zyrtarët policorë kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës zyrtarët e përfshirë si të dyshuar në këtë rast janë suspenduar””.

Të ngjashme