Sveçla: Armatimi i konfiskuar në veri – sinjal për nivelin e përgatitjeve të sulmeve nga Serbia

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se armatimi i konfiskuar në veri të Kosovës jep sinjale të qarta për nivelin e përgatitjeve për sulme dhe përshkallëzim nga Serbia.

Ai, me anë të një postimi në X, ka shpërndarë disa fotografi nga mjetet që ishin konfiskuar gjatë operacioneve të policisë në veri.

“Minierat dhe pajisjet e sofistikuara më poshtë janë një tjetër provë. A nevojitet ndonjë provë tjetër që kemi të bëjmë me grupe terroriste të mirëorganizuara?”, ka thënë Sveçla.

Të ngjashme