Sveçla: Kaq e qartë është, një shoqëri dy realitete (FOTO)

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 11:00 | Nga

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka bërë një krahasim  që sipas tij tregon realitetin e shoqërisë kosovare.

Ai ka marrë si shembull publikimin e organizatës PISA që e renditë Kosovën në nivel shumë të dobët sa i përket fushës së arsimit. Kurse në anën tjetër edhe listën e portalit të Bashkimit Evropian,  Politico.eu që e ka futur atë në mesin e 28 politikanëve nga Evropa për formësimin e politikës dhe ideve në Evropë.

“Kaq e qartë është, një shoqëri dy realitete”, ka shkruar Sveçla, ku mossuksesi në arsim sipas tij është si pasojë e “Klanit Pronto”, kurse me Vetëvendosjen shkohet përpara si rasti i Ahmetit.
svecla

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme