Sveçla: Komisioni Hetimor në vazhdimësi po ka pengesa

Prishtinë | 26 Nën 2018 | 10:33 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas dështimit të raportimit të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, në komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, ka folur kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla.

Ai tha se komisioni hetimor në vazhdimësi po ka pengesa, por vetëm se kësaj radhe ajo se çfarë ndodhi brenda, ishte publike.

“Takimi i komisionit, ju ishit dëshmitar mbi kërkesën e Musliut që nuk kaloi dhe më pastaj obstruksionit totalisht të paarsyeshëm të pozitës drejtuar punës së këtij komisionit kjo po ndodh në vazhdimësi vetëm se kësaj here kjo ishte në mënyrë publike. Unë si kryesues i komisionit e vlerësoj të palogjikshme kërkesën e tyre që ne të paramendojmë apo të hulumtojmë për informata se ku personat që komisioni i thërret për dëshmi ndodhen ata momentalisht, ekzistojnë procedura ligjore që përcaktojnë mënyrën e komunikimit të institucioneve me mes vete dhe këto duhet të zbatohen në përpikëri”, ka thënë ai .

Ai ka thënë se nga kryeministri kanë marrë njoftim, por që ngjashëm nuk kanë vepruar edhe nga zyra e presidentit.

“Për të qenë korrekt me kryeministrin, ai i është përgjigjur kërkesës sonë me shkrim me njoftim verbal ku na njofton se nuk mund të jetë pjesë e kësaj mbledhje sepse është në mbledhjen e dy qeverive në Pejë dhe mendoj se është arsye e mjaftueshme kjo, nuk kemi dilemë në këtë, por kjo nuk nënkupton që rendi i ditës nuk duhet miratuar për këtë por sa i përket presidentit nuk kemi asnjë njoftim zyrtar se a do marr pjesë në këtë takim”, është shprehur ai.

Sveçla ka njoftuar se shumë shpejt do ta caktojnë mbledhjen e radhës të komisionit.

Sveçla tha se mosprania e Thaçit në komision ishte për të minimizuar punën e këtij komisioni.

“Unë ashtu besoj, dmth është qartazi një intencë që me minimizuar punën e komisionit dhe është e kuptueshme duke pas parasysh me çfarë komisioni po merret dhe çfarë ka ndodh”, tha Sveçla.

 

Të ngjashme