Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kompleksi “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit që u morr nën kontroll nga Agjencia Kosovare të Privatizimit, ishte pronë e kwsja Agejncia, raporton Ekonomia Online.
Sveçla ka deklaruar se kjo është mësim për të gjithë ata që duan të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Ai foli edhe për menaxhimin e këtij kompleksi tash e tutje, ndërsa tha se destinimin final të këtij objekti do ta përcaktojmë ndërkohë.
Ministri i Brendshëm ka shtuar se sa i përket menaxhimit të atij kompleksi është rezultat i bashkimit të dy ministrive MPB dhe ish-ministrisë së Administratës Publike.
“Pronare e këtij kompleksi është AKP dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi.Pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj që është mësim për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë”.
“Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administratës Publike, e ish-Ministria e Administratës Publike e ka departamentin e menaxhimit të objekteve të këtilla, në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim dhe destinacionin final të këtij objekti do t’ia paracaktojmë ndërkohë”.
LEXONI EDHE: