Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka adresuar kritika në drejtim të partisë në pushtet. Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës po pamundëson mbajtjen e seancës ku pritet të zgjidhet kryesuesi i ri, raporton Ekonomia Online.
Svçela krahasoi këtë situatë me atë të vitit 1990, kur regjimi serb pamundësoi hyrjen e delegatëve në Kuvend.
Sipas tij vetëm LDK, dhe Kryetarit të Komunës Peparim Rama nuk i konvenojnë të zgjidhet kryesuesi i ri.
“Siç po e shihni jemi para një situate që nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosove prej vitit 1999 prej pas luftës kur të zgjedhurit të qytetarëve ju pamundësohet dhe në çdo formë i sabotohet mënyra ose procedura për mbajtën e një seance të thirrur në mënyrë të rregullt dhe konformë të ligjit të Kosovës. Me të vërtet është shumë e dhimbshme por nuk ka analogji më të mirë se kjo që ndodhi sot në korrikun e vitit 1990 ju patë pamundësua hyrja në Kuvendin e Kosovës pak a shumë e njëjta ngjarje na ndodhi sot përveç se nuk na u pamundësua na u pamundësua puna siç procedura u zhvillua në mënyrë të rregullt tani jemi në fazën e përpilimit të fletëvotime dhe do të përfundojë procesi i kryesuesit të ri”, u shpreh Sveçla.
“Jemi deklaruar vazhdimisht që zgjedhja kryesuesit të rinjë dhe funksionalizimit të Kuvendit nuk i konvenon vetëm LDK, dhe Peparim Rama, sepse në këtë mënyrë ata po ikin nga llogaridhënia dhe nga skandalet e përgjithshëm që po ballafaqohen qytetarët e Prishtinës”tha ai.
