Sveçla: Në zonën e Dukagjinit ka dëme të ndryshme nga vërshimet

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sapo ka pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, ku thuhet se në zonën e Dukagjinit ka dëme të ndryshme nga vërshimet.

Sveçla i bëri thirrje qytetarëve që përballë kësaj situate të krijuar, të kenë kujdes të shtuar.

“Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat”.

“Përballë kësaj situate të krijuar, ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar. Qendrat Operative Emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie andaj ju lus të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësie me të cilën mund të përballeni”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, ai tha se ekipet e menaxhimit të emergjencave janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe kanë raportuar të gjitha rastet e evidentuara.

Kujtojmë se në shumë fshatra të vendit janë raportuar vërshime si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në dy ditët e fundit.

Ministri I Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se sot për shkak të reshjeve të shumta të shiut, ka pasur vërshime në disa komuna të Kosovës.

“Ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara”, deklaroi ministri.

Ai njoftoi se ka pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit ka dëme të ndryshme nga vërshimet.

“Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat”, u shpreh Sveçla, duke njoftuar se Qendrat Operative Emergjente janë në detyrë dhe në gjendje gatishmërie dhe mund të kontaktohen në numrin emergjent 112.

Reshjet e shiut që filluan të shtunën në mbrëmje, edhe më tej po avzhdojnë dhe kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të vendit.

Të ngjashme