Sveçla nga Kroacia: Disa pasagjerë do të nisen për Kosovë, disa do të kthehen në Gjermani

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla ka thënë nga Kroacia se e gjithë ndihma e nevojshme ishte dhënë për të përfshirët në aksidentin fatal të së dielës.

Ai njoftoi se disa prej udhëtarëve do të nisen për në shtëpitë e tyre në Kosovë dhe disa do të ktheheshin në Gjermani.

Se kur trupat e viktimave të aksidentit do të kthehen, Sveçla kujtoi se kjo varet nga procedurat zyrtare që duhet të kryhen në Kroaci.

“Tani po koordinojmë që të gjithë njerëzit të kthehen në Kosovë apo në Gjermani ata që duan. Po e koordinojmë krejt situatën që t`i dërgojmë edhe trupat e viktimave në Kosovë”, tha ai, raporton KlanKosova.

Të ngjashme