Sveçla pas sulmeve në veri: Mungesa e reagimit u jep krahë bandave që udhëzimet i marrin nga Beogradi

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se caktimi i masës së paraburgimit ndaj tre policëve të kidnapuar nga Serbia është i paprecedentë dhe i papranueshme.

Ai tha se Serbia nuk do të ndalët më provokime dhe këtë e deshmojë edhe sulmet ndaj policisë, veturës së ministrit, Elbert Krasniqi si dhe ndaj gazetarëve dhe medieve që ndodhi sot.

“Tre zyrtarët tanë policorë të kidnapuar në territorin tonë nga forcat speciale të Serbisë, vazhdojnë të mbahen në Serbi dhe për më keq, atyre sot i’u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kjo është e paprecedentë dhe e papranueshme. Fakti që Serbia agresore nuk do të ndalet me orkestrime të akteve të tilla, e dëshmojnë sulmet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur sot gjatë ditës në veriun e vendit tonë. Në mëngjesin e sotëm bandat kanë sulmuar me shok-bomba stacionet policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, është sulmuar një veturë e Policisë së Kosovës, është sulmuar vetura e Ministrit Elbert Krasniqi që ndodhej në vizitë tek Kryetari Lulzim Hetemi, turma e bandave ka kaluar me lehtësi kordonin e sigurisë dhe ka ndërsyrë objektin e Komunës si dhe janë sulmuar e rrahur brutalisht gazetarë e kameramanë të mediave tona”.

Minsitri tha se të gjitha këto kanë ndodhur më pak se 10 orë dhe mungesa e reagimit iu jëp krahë bandave kriminale që udhëzimet i marrin nga Beogradi.

“Të gjitha këto në më pak se 10 orë, të gjitha këto nga persona të njëjtë që pranojnë urdhra të tillë kriminal nga persona të njohur për autoritetet tona e për publikun. Mungesa e reagimit ndaj këtyre akteve kriminale që cenojnë sigurinë e institucioneve tona, qytetarëve tanë e mediave tona, u jep krahë këtyre bandave që udhëzimet e urdhërat i marrin nga Beogradi. Përkundër të gjitha sulmeve, Policia jonë nuk do të ndalet. Ajo do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo cep të Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët pa dallim e kundër të gjitha bandave e kriminelëve pa dallim”.

Të ngjashme