Sveçla për masakrën e Reçakut: Drejtësia ndonëse është vonuar duhet dhe do të ndodhë sa më parë

Prishtinë | 15 Jan 2023 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Ministri Sveçla ka shtuar se këtë të diel kanë kujtuar dhe nderuar “45 civilët shqiptarë të pafajshëm e të pa mbrojtur që u masakruan mizorisht pa dallim gjinie e moshe”.

“Masakra e Reçakut që ndodhi nga forcat ushtarako-policore të regjimit gjenocidal të Millosheviqit në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, mbetet ndër aktet më të rënda kriminale ndaj popullit tonë dhe këmbana që zgjoi ndërgjegjen e gjithë botës”, ka shkruar Sveçla.

“Ishim të nderuar që edhe këtë vit, si para 24 vitesh, në Reçak ishte edhe miku i gjithë popullit shqiptar, miku im, Ambasadori William Walker. Në historinë tonë të lirisë Ambasadori Walker do të mbetet figura emblematike dhe e së vërtetës së Reçakut”, ka shtuar Sveçla.

Të ngjashme