Ushtruesi i detyrës i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në emisionin Sot të KTV-së e ka vlerësuar të mjaftueshëm Planin e Reagimit Kombëtar për ta kontrolluar situatën gjendjen e krijuar rreth koronavirusit.
“Plani i Reagimit Kombëtar është i mjaftueshëm”, ka thënë ai.
Sveçla në intervistë ka folur edhe për një sfidë, me të cilën përballet Ministria e Brendshme në Kosovë, në kohën e gjendjes së krijuar rreth koronavirusit.
“Sfidë e jona këto ditë është trendi i rritjes së refugjatëve në Kosovë. Serbia në mënyrë brutale sillet me emigrantët dhe i sjellin në kufi me Kosovën”, ka thënë ai.
Sveçla po ashtu ka bërë të ditur se Janjeva është vënë në karantinë, e jo i tërë Lipjani.
Të enjten, ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike e aktivizoi Planin e Reagimit Kombëtar”.
“Plani i Reagimit Kombëtar adreson mënyrën se si do t’i mbrojë qeveria qytetarët, të mirat materiale dhe mjedisin e vendit, është një plan për të gjitha llojet e rreziqeve, i cili siguron strukturë dhe mekanizma për politikat e nivelit kombëtar dhe për koordinim operacional të menaxhimit të incidenteve. Me aktivizimin e plotë të Planit, Ministri i MPBAP, merr rolin e koordinatorit qeveritar me menaxhimin e incidenteve vendore”, u bë e ditur përmes njoftimit