Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet ndaj sulmit të dy shqiptarë në veri.

Ai ka thënë se ky akt është kryer nga milicia fashiste.

Svçla ka thënë se përgjegjësit shumë shpejtë do të vihen para drejtësisë.

“Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë.Dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi. Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”, ka shkruar ai.

Dy shqiptarë janë sulmuar fizikisht në Mitrovicën e Veriut të enjten. Ata kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Të ngjashme