Sveçla thirrje diasporës që të regjistrohen

Prishtinë | 08 Dhj 2024 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Edhe 18 ditë kanë mbetur për t’u regjistruar si votues nga mërgata në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i ka bërë thirrje diasporës që të regjistrohen, duke thënë se më këtë veprim, zëri i tyre do të dëgjohet.

“Të dashur bashkatdhetarë që jetoni kudo në mërgatë, kanë mbetur edhe 18 ditë deri në afatin e fundit për t’u regjistruar si votues nga mërgata. Ky proces që zgjatë pak minuta, ua jep të drejtën të jeni pjesë e vendimmarrjes për rrugëtimin tonë të përbashkët, për Kosovën tonë të përbashkët. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet. Regjistrohuni dhe votoni!”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.

Të ngjashme