Sveçla: U bënë dy vjet pa u ndëshkuar dikush për rastin e Astrit Deharit

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 14:42 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në përvjetorin e dytë të vdekjes së aktivistit,  Astrit Deharit, në mesin e një sërë aktivitetesh u mbajt edhe një tribunë përkujtimi për aktivistin e ndjerë.

Xhelal Sveçla, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se edhe pas dy vjetëve, pas vdekjes së Astritit nuk është ndëshkuar askush për rastin e tij.

“U bënë dy vjet nga vrasja e Astritit dhe po bëhen dy vjet që nuk ka drejtësi për Astritin dhe ende askush nuk është ndëshkuar. Sa herë flasim për rastin e Astritit,  flasim me anëtarë e simpatizantë dhe familjen e gjerë me mërzi e mungesë. Në luftën tinëzare të regjimit të Lëvizjes nuk mungonin goditjet dhe Astriti u bë shembull i goditjes. Ai iu nënshtrua presioneve arbitrare ku edhe dëshmonte letra e tij ne burg”, ka thënë Sveçla, raporton Ekonomia Online.

Ai thotë se edhe ekspertët e pavarur të angazhuar nga familja u kërcënuan publikisht.

“Dëshmitari kryesor i cili ishte në burg me Astritin vdiq ende pa përfunduar procesi hetimor për vdekjen e Astritit . Ne as nuk do të harrojmë e as nuk do te ndalemi”, tha ai.

E, shoku i Astritit, Arlind Lika, në mes lotëve e përkujtoi shokun e tij me fjalë të mëdha.

“Ka dy vite që jeta jonë ka kuptim tjetër pa Astritin.  Ai na mungon tepër. Ka dy vite qe vajtojmë për të. Kosova ka ekzistuar gjithmonë fale atyre që i kemi humbur për mbrojtjen e saj. Pa të nuk jemi të njejtë. Një pjesë e jona u vra pa Astritin”, ka thënë Lika.

Kryetari i qendrës i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë,  Arben Vitia, pati fjalë të mëdha për Astritin.

“Është një nga momentet më të vështira kur duhet të falsësh për një djalë si Astriti. Ishte vazhdimisht aktiv në organizatë, kurrë nuk është ankuar as për punën e as për angazhimin, shumë herë duke kërkuar falje e shpesh duke marrë përsipër ndonjë keqkuptim, pra ky ishte Astriti me plotë urtësi. Ai nuk kërkoi as pozita e as pagë, ai kërkonte të vihej drejtësia”, ka thënë Vitia.

Të ngjashme