“Pyetja magjike” për kolegun e ri

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 07:31 | Nga Ekonomia Online

Përgjigjja e kësaj pyetjeje do t’ju tregojë shumë mbi personalitetin e një njeriu…Jeni në dhomën e pushimit me një koleg të ri, të cilin nuk e njihni mirë dhe ai person nis një bisedë. Ju bëni kujdes në bisedën tuaj. A është ai një person të cilit ju mund t’i besoni dhe të ndërtoni një marrëdhënie me të? Si mund ta kuptoni?

Për këtë, shkenca ju vjen në ndihmë. Ju mund të zbuloni kaq shumë gjëra për një person me vetëm një pyetje magjike.

Sipas një studimi të vitit 2010 të profesorit të psikologjisë Dustin Wood në Wake Forest University, mënyra se sa pozitivisht një person të cilin jeni duke e njohur shikon njerëzit e tjerë është lidhur me se sa i lumtur, zemërmirë dhe emocionalisht i qëndrueshëm është ai.
“Perceptimet tuaja mbi të tjerët thonë shumë mbi personalitetin tuaj. Të parit e të tjerëve në mënyrë pozitive zbulon tiparet tona pozitive – thotë Wood, autori kryesor i studimit.

Studimi gjeti po ashtu se sa më shumë pozitivisht t’i shihni të tjerët, aq më shumë të kënaqur jeni me jetën tuaj dhe se sa shumë ju pëlqeheni nga të tjerët.

Në anën tjetër, nëse tendenca e një personi është të flasë dhe të përshkruajë dikë negativisht (edhe nëse personi për të cilin po flisni është vërtet i tillë) kjo është një shenjë se personi që keni përballë ka nivele të larta të narcizizmit dhe sjellje antisociale. Bëni kujdes!
Wood shton: “Tendenca për t’i parë njerëzit negativisht tregon se me shumë gjasa keni përballë një njeri në depresion dhe me çrregullime të ndryshme personaliteti”.

Pyetja magjike

Dhe le të vijmë te pyetja magjike. Duke pyetur bashkëpunëtorin tuaj se çfarë mendon rreth dikujt tjetër – tregon shumë mbi personalitetin e tij.

Arsyeja? Njerëzit kanë prirjen të shohin shumë prej cilësive të veta te të tjerët. Tani që keni armën sekrete, le të kthehemi sërish te dhoma e pushimit – pyetja juaj duhet të jetë: “A ju pëlqen të punoni këtu?” – e ndjekur nga “A ju pëlqen të punoni me bashkëpunëtorët/shefin tuaj (duke përmendur emrin e tij)?”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme