Sveçla viziton Mitrovicën, njoftohet për menaxhimin e pandemisë

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

U.d i ministrit të MPBAP z. Xhelal Sveçla, zv. ministri i MZHR-së z. Fridon Lala dhe deputeti Elbert Krasniqi vizituan komunën e Mitrovicës

U.d. i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, z. Fridon Lala si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, vizituan komunën e Mitrovicës, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, z. Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka.

Me këtë rast, ata u njoftuan nga z. Bahtiri për gjendjen aktuale dhe veprimet që janë ndërmarrë nga ana e komunës së Mitrovicës, për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

U.d. ministri Sveçla, bashkë me z. Lala dhe z. Krasniqi, kanë vizituar lagjet “Fidanishte” dhe “2 Korriku” ku jetojnë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Gjatë kësaj vizite, ata u njoftuan me banorët e këtyre lagjeve dhe diskutuan për problemet me të cilat janë ballafaquar gjatë pandemisë Covid-19.

Në komunën e Mitrovicës, siç u njoftuan gjatë kësaj vizite, përkundër vështirësive socio-ekonomike të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, nuk është prekur asnjë deri më tash nga virusi Covid-19.

U.d. ministri i MPBAP-së, z. Xhelal Sveçla, ka siguruar banorët e këtyre lagjeve për përkrahjen e të gjitha institucioneve të Kosovës, si nga ato lokale dhe qendrore, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar, pas përhapjes së virusit COVID- 19.

Poashtu, u.d ministri Sveçla sot është njoftuar nga z. Agim Bahtiri për disa projekte të Komunës së Mitrovicës që kanë për qëllim përmirësimin e jetesës së këtyre banorëve.

Të ngjashme