Syla-Kurtit: Të kujtohet deklarata me ofendime e shpifje kur Haradinaj dha dorëheqje, ne po të kursejmë

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, ia ka kujtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, deklaratën e tij kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje në vitin e kaluar.

Syla, duke iu drejtuar Kurtit, ka thënë se “në atë ditë kritike, shpërtheve me akuza e shpifje, ashtu siç di ti”.

Syla ka thënë se sot ai po e kursen Kurtin nga një qasje e tillë, teksa ka kërkuar edhe nga elektorati i AAK-së që të bëj një gjë të tillë, një ditë pas shkarkimit të Kurti.

Reagimi i plotë i Sylës: I nderuar Kryeministër në detyrë z. Albin Kurti. Kjo është deklarata juaj në ditën kur dha dorëheqjen Ramush Haradinaj.

Ai për të tretën herë u ftua nga Haga, lajm të cilit Serbia iu gëzua më së shumti, e besa as ti nuk arrite ta fshehësh gëzimin tënd. Në atë ditë kritike, shpërtheve me akuza e shpifje, ashtu siç di ti. Megjithatë, unë po të kursej, në këtë ditë jo të mirë për ty.

Ftoj edhe elektoratin e AAK-së, që të përmbahen nga deklarimet ndaj teje. Ky është dallimi Albin, mes meje e teje, ky është dallimi mes neve dhe juve. Uroj që ti dhe familja juaj të keni jetë të gjatë e të lumtur, e ta kalojmë si popull këtë pandemi, pa komplikime shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme