Sylejmani apelon që të mos harrohen shtigjet e atletikës, shpallen më të mirët e këtij sporti

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) sot organizoi ceremoninë e shpalljes së laureatëve 2021 në sportin e atletikës.

Federata e Atletikës e Kosovës në fillim të ceremonisë prezantoi një video me fotografi nga aktiviteti prej 3 dekadash, raporton Ekonomia Online.

Halil Sylejmani, presidenti i Federatës se Atletikës, tha se edhe në vitin 2021 pademia dhe virusi Covid-19 ishte kryelajm, edhe pse tentuan të ktheheshin në normalitet. Ai tha se shkaku i pandemisë u ndërpre maratona e Prishtinës e që ishte hera e parë që nuk u realizua.

“Në vitin 2021 kapitull i veqantë ishte pjesëmarrja në lojërat olimpike në Tokio. Rezultatet në atletikë nuk mund të arrihen shumë shpejtë  por na gëzon fakti që po shohim përparim në zhvillimin e atletikës. Federata e Atletikës është e përkushtuar që edhe në nivelin administrativ sikur në atë të trajnerëve, të gjyqtarëve të ndris standardin përmes seminareve, kurseve dhe fotmave të tjera për zvhillimin e kuadrove profesionale”, tha Sylejmani raporton EO.

Sylejmani tha se të gjithë janë kampion e se nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të shohësh motivin dhe energjinë e gjeneratave të reja.

“Sot jemi tubuar që të shpërblejmë më të dalluarit për vitin 2021. Zërin tonë edhe sivjet e ngritëm disa herë me kërkesën  për infrastrukturë dhe investime më të mëdha”

“Dua që të apeloj që të mos harrohen shtigjet e atletikës. Këtu është fjala për  ministrinë dhe Qeverinë e Kosovës”, tha tutje Sylejmani.

Në vazhdim u ndanë çmimet për laureatët më të mirë të vitit 2021 për të rinjtë nga klube të ndryshme për kategorinë e yllkave, pionierëve, juniorëve, veteranëve, për djemtë dhe vajzat e rinj për U10, U12, U16, U18.

Si dhe çmime për Drejtoritë e Sportit për Komunën e Prishtinës, Vitisë, Podujevës dhe Malishevës.

Laureatët për vitin 2021:

Të ngjashme