Synohet zgjerimi i AAK-së në Gjermani

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj dhe kryetari i Degës së AAK-së për Bavari, Selim Hoti, takuan sot disa aktiviste në Augsburg.

Ndër të tjera, gjatë takimit u diskutua për parapërgatitjet për themelimin e nëndegës së AAK-së edhe në Augsburg.

“AAK dita -ditës po e zgjeron aktivitetin e saj në Gjermani. Për këtë sukses në Gjermani, falënderojmë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së, të cilët po e mbështesin fuqishëm vizionin e kryetarit Ramush Haradinaj. Aleancë, na priftë e mbara!”, shkruan në njoftimin e tyre.

Të ngjashme