Szunyog e fton Osmanin në Samitin e Ballkanit Perëndimor

Prishtinë | 03 Dhj 2022 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ia dorëzoi kopjen fizike të ftesës nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentes Osmani, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Presidenca, Szunyog dhe Osmani kanë diskutuar edhe për deklaratën e cila pritet të miratohet në Samit.

“Palët diskutuan po ashtu për deklaratën, e cila pritet të miratohet nga pjesëmarrësit në Samit. Me këtë rast, Ambasadori Szunyog dorëzoi kopjen fizike të ftesës nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel për Presidenten Osmani, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Ky takim u realizua me qëllim të koordinimit më të mirë në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Në takim u vlerësua fakti që për herë të parë, ky Samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e rajonit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme